Flamurtari “shkundi themelet” e Egnatias

- Bota Sot

Flamurtari “shkundi themelet” e Egnatias

Egnatia padiskutim është skuadra e momentit në Superiore. Rrogozhinasit kanë 4 fitore rresht në kampionat, duke treguar edhe “stofin” e kampionit.

Por në 5 javët e fundit  të kampionatit, ekipi i Edlir Tetovës është mposhtur nga Flamurtari. Kjo disfatë duket se i “shkundi themelet” e rrogozhinasve, të cilët më pas kanë “shkelur gazin” për javët pasardhëse.

Falë paraqitjeve të marra në 4 javët e fundit, Egnatia u rikthye në krye të klasifikimit, të cilët lanë mbrapa Elbasanin. Kampionët aktualë janë shkëputur në krye, teksa kanë 4 pikë ëm shumë se vendi i dytë.

Rrogozhinasit kanë fituar 2-0 ndaj Vorës, 2-1 ndaj Dinamos, po me këtë rezultat ndaj Partizanit dhe 1-0 ndaj Teutës, teksa janë  mposhtur 1-0 nga Flamurtari.



Lexoni të gjitha në Bota Sot