Një qytetar nga Ferizaj gjen para dhe i dorëzon në polici

- Bota Sot

Një qytetar nga Ferizaj gjen para dhe i dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka bërë një veprim shembullor qytetar, duke gjetur dhe dorëzuar në polici një çantë të humbur.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, rreth orës 20:30, qytetari D. Mehmetaj gjeti një çantë në rrugën “Zenel Hajdini”. Ai menjëherë e dorëzoi atë në stacionin policor.

Pas kontrollimit në prani të zyrtarëve policorë, në çantë u gjetën: Një patentë shoferi, kartëmonedha në vlerë prej 350 euro, para metalike rreth 3 euro dhe gjësende të tjera personale.

Pronarja e çantës, L. M, u identifikua dhe u njoftua nga policia. Ajo u paraqit rreth orës 21:20 për të marrë sendet e saj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj falënderoi qytetarin D. Mehmetaj për ndershmërinë dhe bashkëpunimin me institucionet, duke e vlerësuar këtë rast si një shembull të mirë qytetarie dhe përgjegjësie shoqërore.



Lexoni të gjitha në Bota Sot