Marko Otolini është drejtori i ri sportiv i Juventusit .
Në fund të dhjetorit, ai i dha fund kontratës me Xhenoan, ndërsa sot u bë nënshkrimi i kontratës së tij me bardhezinjtë.
Otolini rikthehet te “Zonja e Vjetër” pas 4 vitesh, teksa zëvendësoi Kristiano Xhiuntolin. 45-vjeçari, kur ishte pjesë e Xhenoas, kishte bërë blerje të mëdha si ajo e Reteguit, Dragushin, Koni De Uinter, Albert Gudmundson dhe Josep Martinez, ku dhe i shiti për shifra marramendëse.
“Pas një udhëtimi profesional që e pa të luante një rol udhëheqës te Xhenoa, një sfidë e re tani fillon për Marko Otolini në Torino.
Kthimi i tij te Juventus, këtë herë në rolin e Drejtorit Sportiv, përfaqëson një hap të natyrshëm përpara në një karrierë të ndërtuar mbi ekspertizë, vizion dhe njohuri të thella të futbollit italian dhe ndërkombëtar.
Mirë se erdhe përsëri, Drejtor, dhe fat të mbarë!”, shkruhej në njoftimin e klubit bardh e zi.