UEFA dënon sërish Shkëndijën!

- Bota Sot

UEFA dënon sërish Shkëndijën!

UEFA ka dënuar edhe njëherë tjetër Shkëndijën, këtë herë me një gjobë në vlerë prej 1.500 euro për shkak mjeteve piroteknike të përdorura nga tifozët e tyre, “Ballistët” në ndeshjen kundër Dritës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Për të njëjtën arsye, është dënuar gjithashtu edhe skuadra tjetër shqiptare, ajo e Dritës, mirëpo me një vlerë prej 3.750 eurove.

Kujtojmë, ndeshja midis Dritës dhe Shkëndijës u zhvillua me 27 nëntor, vetëm një ditë para festës së flamurit shqiptarë.

Ndeshja u mbyll me fitoren minimale të Dritës, 1:0, mirëpo vlen të theksohet se në fund të garave grupore në Ligën e Konferencës, të dyja skuadrat siguruan një vend për në ndeshjet e “play-off”, aty ku edhe përfundimisht emrin e kundërshtarit do ta mësojnë me datë 16 janar.

Shkëndija për kundërshtarë të mundshëm në këtë fazë do të ketë Lech Poznan nga Polonia, ose Samsunspor nga Turqia, derisa Drita e Zekirja Ramadanit mund të përballet me njërën nga skuadrat, si Celje ose AZ Alkmaar. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot