Xhakomo Raspadori me shumë gjasa do të rikthehet në Serinë A, për të vijuar karrierën te Roma, sipas La Gazzetta dello Sport, puna për transferimin e sulmuesit italian mund të konsiderohet praktikisht e kryer.
Klubi verdhekuq ka arritur marrëveshjen me Atletico Madrid pas negociatave intensive, duke mbyllur një nga objektivat kryesorë të merkatos.
Sipas raportimit të gazetës italiane, Roma dhe Atletiko i kanë gjetur dakordësi për formulën e operacionit, që parashikon kalimin e Raspadorit në kryeqytet me një marrëveshje të strukturuar, e pranueshme për të dyja palët. Edhe vetë lojtari ka dhënë dritën jeshile, i bindur nga projekti sportiv dhe roli qendror që pritet të ketë në skuadër.
Raspadori shihet si profili ideal për repartin ofensiv të Romës, falë aftësisë për të luajtur në disa pozicione në sulm dhe përvojës së tij në Serie A dhe me kombëtaren italiane.