Roma është e interesuar për Joshua Zirkzeen, ndërsa Napoli po ndjek Kobbie Mainoon, por trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim, këmbëngul se “askush nuk ka kërkuar” të largohet nga “Djajtë e Kuq”: “Nuk kemi asnjë bisedë për momentin për ndonjë ndryshim në skuadër”.
Trajneri i Manchester Unitedit, Amorim, sugjeroi të premten se “Djajtë e Kuq” nuk po mendojnë të shesin asnjë nga lojtarët e tyre gjatë afatit kalimtar të janarit.
“Jo, askush nuk ka kërkuar. Nuk pres që të vijnë tek unë dhe të kërkojnë diçka,” tha Amorim në një konferencë për shtyp, cituar nga “Manchester Evening News”.
“Afati kalimtar nuk do të ndryshojë. Nuk kemi asnjë bisedë për momentin për të bërë ndonjë ndryshim në skuadër.
Ka një proces, ka një ide që do të vazhdojë.
Jemi pranë vendeve që të çojnë në Ligën e Kampionëve, por njëkohësisht jemi edhe afër, si të ishim në vendin e 18-të pas nesh, ndaj le të fokusohemi te ndeshja e radhës, vetëm te ajo, dhe fokusi ynë është ta fitojmë ndeshjen e radhës”, tha ai.
Nuk është sekret që Roma është prej kohësh admiruese e Zirkzeet, ish-sulmues i Bolognës, por sipas raportimeve në Itali, “Djajtë e Kuq” nuk janë të gatshëm ta shesin holandezin, të paktën në pjesën e parë të janarit.
“Giallorossët” kanë vënë gjithashtu në shënjestër edhe shokun e skuadrës së Zirkzeet te Manchester Unitedi, Mainoo, por edhe Napoli po ndjek mesfushorin e talentuar anglez.
Nuk është e qartë nëse klubet e Serie A do të arrijnë t’i bindin “Djajtë e Kuq” të ndahen nga dyshja, por deklaratat e fundit të Amorim sugjerojnë se klubi anglez heziton të bëjë ndryshime të mëdha gjatë afatit kalimtar të janarit.
Roma po kërkon përforcime në sulm dhe ka hapur gjithashtu bisedime me sulmuesin e Atletico Madridit, Giacomo Raspadorin.
“Do të donim të kishim lojtarë që janë gati, por kushdo që vjen në janar rrallëherë është në gjendjen e duhur,” tha trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini, në një konferencë për shtyp të premten.