Fullkrug do të mbajë numrin 9 te ‘Djalli’

- Bota Sot

Fullkrug do të mbajë numrin 9 te ‘Djalli’

Milan ka bërë zyrtare një lëvizje të rëndësishme në merkato, duke forcuar repartin ofensiv me përvojë dhe gola.

Klubi kuqezi ka siguruar shërbimet e sulmuesit gjerman Niclas Füllkrug, një emër i njohur në futbollin europian, i cili vjen pas eksperiencave të rëndësishme në Bundesliga, Champions League dhe Premier League.

Ky transferim përfaqëson një hap strategjik për Milanin, i cili synon të rrisë konkurrencën dhe cilësinë në fazën sulmuese për pjesën e mbetur të sezonit.

“Milan njofton se ka siguruar në formë huazimi, me opsion blerjeje përfundimtare, shërbimet sportive të futbollistit Niclas Füllkrug nga West Ham United FC.

I lindur në Hannover (Gjermani) më 9 shkurt 1993, Niclas Füllkrug është rritur në sektorin e të rinjve të Werder Bremen dhe e ka zhvilluar pjesën më të madhe të karrierës së tij futbollistike në Gjermani, ku ka luajtur edhe për Greuther Fürth, Nürnberg dhe Hannover 96, përpara se të rikthehej te Werder Bremen në vitin 2019. Me këtë skuadër, në sezonin 2022/23, ai u shpall golashënuesi më i mirë i Bundesligës.

Në verën e vitit 2023 kaloi te Borussia Dortmund, ku në vetëm një sezon regjistroi 42 paraqitje dhe 15 gola, prej të cilëve 3 në Champions League, kompeticion në të cilin ishte titullar edhe në finalen e luajtur kundër Real Madridit.

Pas aventurës me Borussian, sulmuesi gjerman u transferua në Premier League te West Ham United.

Në nëntor 2022 ai mori thirrjen e parë në Kombëtaren A të Gjermanisë dhe u përfshi në listën e lojtarëve që morën pjesë në Kupën e Botës në Katar. Niclas Füllkrug do të mbajë fanellën me numrin 9".



Lexoni të gjitha në Bota Sot