Klubi i madh italian i vë sytë kah portieri i Tottenhamit

- Bota Sot

Klubi i madh italian i vë sytë kah portieri i Tottenhamit

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Juventusi nuk do të bëjë ndryshime në portë gjatë afatit kalimtar të janarit, por bardhezinjtë kanë disa objektiva për sezonin 2026-27, përfshirë Guglielmo Vicario dhe Mike Maignan.

Sipas “Gazzettas”, Juventusi nuk ka gjasa të bëjë ndryshime në portë gjatë merkatos së janarit, pasi si Michele Di Gregorio ashtu edhe Mattia Perin do të qëndrojnë në “Allianz Stadium” deri në fund të sezonit.

Disa mediume kishin raportuar tashmë më herët gjatë javës se bardhezinjtë kishin refuzuar një ofertë nga Genoa për Perin, portierin e dytë të Juventusit.

Megjithatë, “Gazzetta” raporton se Juventusi tashmë po shqyrton opsionet e tij për portën për verën e ardhshme, me disa emra në axhendën e klubit.

Portieri i Tottenhamit, Vicario, përmendet si një nga lojtarët që po ndiqen nga bardhezinjtë dhe, sipas raportit, italiani do të ishte i lumtur të transferohej në Torino.

Vicario, ish-yll i Empolit, është lidhur gjithashtu me një transferim të mundshëm te Interi gjatë verës.

Drejtori i Juventusit, Damien Comolli, po ndjek gjithashtu situatën e Mike Maignan te Milani, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2026.

Siç është raportuar disa ditë më parë nga “Football Italia”, Christos Mandas i Lazios është një nga emrat kryesorë në listën e Juventusit, e cila përfshin gjithashtu Lorenzo Montipò (Verona), Ivan Provedel (Lazio), Wladimiro Falcone (Lecce) dhe Federico Ravaglia (Bologna).



Lexoni të gjitha në Bota Sot