Milani i falet Rafael Leaos, rikthehet në krye të Serie A

- Bota Sot

Milani i falet Rafael Leaos, rikthehet në krye të Serie A

Milani sërish në krye të Serie A, por ka një ndeshje më shumë se Interi në pozitën e dytë.

Skuadra e trajnerit Allegri ngadhënjeu me rezultat 1:0 në konak të Cagliarit, në kuadër të javës së 18-të. 

Gjithçka u vendos në pjesën e dytë përkatësisht në fillim të kësaj pjese.

Futbollisti Rafael Leao shënoi për fitoren e madhe në minutën e 50-të.
Futbollisti Niclas Füllkrug debuton në fanellën e Milanit, duke u aktivizuar në minutën e 69-të në vend të Leaos.

Milani kryeson me 38 pikë, duke lënë pas Interin me 36 dhe Cagliari është në të 14-tin me 18 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot