Deçiqi do të përgatitet në Turqi, ndeshet me Dynamo e Kievit

- Bota Sot

Deçiqi do të përgatitet në Turqi, ndeshet me Dynamo e Kievit

Fituesi i Kupës së Malit të Zi, skuadra shqiptare Deçiqi i Tuzit, do të fillojë përgatitjet për pjesën e dytë të elitës së futbollit malazez.

Skuadra shqiptare do të kalojë dhjetë ditë përgatitje në Turqi përkatësisht në Belek nga 2 deri më 12 shkurt.

Ndeshja e parë miqësore do të jetë më 4 shkurt ndaj gjigandit ukrainas, Dynamo Kiev.

Deçiqi dimëroi në vendin e tretë dhe është në gjysmëfinale të Kupës së Malit të Zi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot