Shqiptari “krah për krah” me Mbappen dhe Fodenin

- Bota Sot

Shqiptari “krah për krah” me Mbappen dhe Fodenin

Ernest Muçi është “heroi” i Trabzonspor, me të cilët po shkëlqen në Turqi.

Golat dhe asistet e sulmuesit shqiptar i kanë siguruar pikë të rëndësishme skuadrës turke.

Paraqitjet e ish-it të Tiranës janë në nivel të “yjeve” të Europës.

Madje me statistikat e muajit dhjetor ecën krah për krah me Phil Foden dhe Kylian Mbappe.

Kjo pasi kanë arritur të shënojnë nga 4 gola, ndërsa më larg se Muçi qëndrojnë Erling Haaland, Ferran Torres, Ekitike dhe Harry Kane, të cilët kanë shënuar nga 5 gola.

Statistika këto që tregojnë se sulmuesi i Kombëtares shqiptare po bën një sezon fantastik dhe tashmë për të po flitet kudo.



Lexoni të gjitha në Bota Sot