Do të promovohet libri “KF Llapi – vit pas viti”, me autor Esad Ejupi

- Bota Sot

Do të promovohet libri “KF Llapi – vit pas viti”, me autor Esad Ejupi

Llapi ka traditë të gjatë në futbollin e Kosovës.

Sukseset më të mëdha i ka në dekadën e fundit, ku kanë arritur ti fitojnë dy Kupa të Kosovës falë punës së madhe të kryetrajnerit Tahir Batatina.

Pasnesër do të promovohet libri i KF Llapit, me autori Esad Ejupi. 

Libri

“Klubi Futbollistik Llapi ka kënaqësinë të njoftojë se të hënën më 5 janar, duke filluar nga ora 17:00, në "Restaurant Diamond", Podujevë, do të mbahet ceremonia e promovimit të librit “KF Llapi – vit pas viti”.

Ky event shënon finalizimin e një projekti disavjeçar të autorit Esad Ejupi, i realizuar në bashkëpunim me KF Llapi, i cili pasqyron historikun, rrugëtimin, sfidat dhe sukseset e klubit ndër vite.

Në këtë ngjarje të veçantë, do të prezantohet një botim me vlerë të veçantë dokumentare, i cili përcjell rrugëtimin e KF Llapit që nga viti 1932, në një periudhë kur informacionet ishin të pakta, e deri në ditët e sotme.

Ky libër përfshin të gjitha gjeneratat e klubit ndër vite dhe përbën një dëshmi të çmuar historike, duke ruajtur identitetin dhe trashëgiminë e KF Llapit.

Ftohen të gjitha mediat që ta përcjellin këtë ngjarje me rëndësi për klubin dhe komunitetin sportiv”, njofton KF Llapi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot