Chelsea kërkoi një tjetër trajner italian për pankinën

- Bota Sot

Chelsea kërkoi një tjetër trajner italian për pankinën

Klubi i Chelseat ka nisur kërkimin për trajnerin e ri pasi largoi nga drejtimi Enco Mareskën, i cili u shkarkua me 1 janar.

Klubi ka vendosur një trajner të përkohshëm ëpr këtë javë, teksa po monitoron kandidatura të ndryshme për t’i besuar drejtimin e ekipit.

Në prej opsioneve që tërhiqte klubin anglez ishte ajo e Françesko Fariolit.

Trajneri 36-vjeçar italian, dikur ndihmës i De Zerbit, ka treguar se prodhon futboll cilësor në klube si Nica, Ajaksi e së fundmi edhe Porto, në pankinën e të cilit ulet aktualisht.

Sipas “A’Bola”, Çelsi ka shfaqur interes por është ndeshur menjëherë me kundërshtimin e Portos. Portugezët i kanë bërë të qartë se nuk do të lejojnë negociata mes palëve pasi nuk kanë ndër mend të heqin dorë nga Farioli, i cili mori drejtimin e klubit gjatë verës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot