Como e ka mposhtur me rezultat 1:0 Udinesen, në takimin e javës së 18-të të Serie A.
Da Cunha realizoi nga penalltia në minutën e 18-të për Comon.
Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, u paraqit nga minuta e parë në fitoren e madhe të Comos, skuadër që është hit i Serie A deri me tash.
Vojvoda është zëvendësuar në minutën e 89-të.
Como renditet në vend të gjashtë me 30 pikë dhe Udinese në të 11-ti me 22 sosh.