Davide Fratezi ka vendosur të largohet me çdo kusht nga Interi në janar, i ndërgjegjshëm se nuk shihet si një lojtar i rëndësishëm nga Kristian Kivu, duke përfunduar shpesh jashtë rotacioneve në mesfushë.
Lojtari, i cili ishte i pandashëm me Kristjan Asllanin në vitet e këtij të fundit si zikaltër, ka bërë të qartë që kërkon një sistemim të ri dhe që tani janë mësuar emrat e disa skuadrave që janë interesuar konkretisht për të.
Bëhet fjalë për gjigandët e Turqisë, Gallatasaraj dhe Fenerbahçe, të cilat kanë kërkuar informacione për futbollistin dhe janë të gatshëm të hedhin një hap për të transferuar futbollistin në Stamboll.
Gjithsesi, shifra e lartë që kërkon Interi, ka frenuar pak entuziazmin e klubeve turke.
Edhe vetë Fratezi nuk duket i lumtur me kalimin e mundshëm në Turqi, por duke parë se do të ketë minuta me pikatore në pjesën e dytë të sezonit te Interi, preferon më mirë të shkojë në një ekip ku të mund të luajë rregullisht.