Ylber Ramadani do të vazhdojë të luajë për Leccen për të paktën edhe një vit tjetër.
Klubi italian ka vendosur të aktivizojë klauzolën për rinovim automatik 1 vjeçar të kontratës.
Shqiptari ka bindur drejtuesit e Lacialëve, të cilët po punojnë për përgatitjen e një kontrate të re
Forma e mirë e Ylber Ramadanit ka bindu drejtuesit e Lecces qe ta mbajnë në skuadër edhe për sezonin e ardhëm. 29-vjeçari ka hyrë në muajt e fundit të kontratës, por aventura e tij do të vijojë më tej.
Drejtori teknik i Lecces, Pantaleo Corvino ka konfirmuar se mesfushori shqiptar do të vijojë të mbetet në skuadër. Ai pranoi se klubi do të aktivizojë klauzolën që i rinovon automatikisht kontratën për një vit.
Pas një nisje jo të mirë të sezonit, Ylber Ramadani ka rigjetur formën te Lecce, teksa është kthyer në një futbollist titullar te skuadra italiane dhe kjo gje ka bindur drejtuesit për të zgjatur kontratën.
Dëshira e drejtuesve të Leçes është që të arrijnë një marrëveshje afatgjatë me Ramadanin, por edhe nëse nuk ia arrijnë, sërish kanë të drejtën ta mbajnë shqiptarin edhe për një vit në skuadër.
7 lojtarëve u përfundon kontrata në qershor te Leçe, por mesfushori shqiptar është nga të paktët që pritet tu ofrohet rinovimi.
Ramadani është një nga lojtarët me më shumë kilometra këtë sezon në Serie A.
Gjatë këtij sezoni, mesfushori kuq e zi ka luajtur 16 ndeshje, por nuk ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës ende.
Ndërkaq, që prej transferimit të tij te Leçe, Ramadani ka luajtur 82 ndeshje, ku ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë edhe 1 asist.