Aston Villa vazhdon me rezultate të mira edhe në Vitin e Ri.
Skuadra nga Birminghami para shikuesve të vet doli ngadhënjimtare me rezultat 3:1 ndaj Nottingham Forestit, në takimin e javës së 20-të të Premier Leagues.
Futbollistit Watkins (45+1), McGinn (49 e 73’) – shënuan për fitoren e mikpritësve.
Gibbs-White (61’) – realizoi për udhëtuesit.
Aston Villa i afrohet 3 pikë liderit Arsenalit.
Skuadra e Arsenalit kryeson me 45 pikë, por ka një ndeshje më pak e tre pikë më shumë se Aston Villa në vend të dytë.
Nottingham zë pozitën e 17-të me 18 pikë të mbledhura.