Trajneri Parker nuk ka asnjë dyshim

- Bota Sot

Trajneri Parker nuk ka asnjë dyshim

Armando Broja rreshtohet mes titullarëve në ndeshjen e parë të vitit 2026 për ekipin e Bërnlit. ulmuesi shqiptar duket se ka fituar plotësisht besimin e trajnerit Skot Parker dhe falë paraqitjeve që ka dhuruar, po merr një vend mes titullarëve ndeshje pas ndeshje.

Edhe në sfidën e sotme në transfertë ndaj Brajton, Broja rreshtohet në fushë nga minuta e parë, në tentativën për të ndihmuar klubin e tij të marrë pikë të rëndësishme për mbijetesën, pasi ekipi është në pozita aspak të këndshme në klasifikim ku mban vendin e parafundit,

Kjo është ndeshja e 14 në këtë edicion për futbollistin shqiptar me fanellën e Bërnlit, por duhet theksuar se ka nisur si titullar 4 nga 5 ndeshjet e kaluara në kampionat.

Ad 

Discover the Smarter Way to Trade BTC and ETHIC Markets

Access Global Index Opportunities in One PlatformIC Markets

Ndërkohë, në radhët e ekipet vendas aktivizohet nga minuta e parë një tjetër sulmues shqiptar, Brajan Gruda.



Lexoni të gjitha në Bota Sot