Nis turneu Tradicional Memorial ‘15 Janari’ në kuadër të Ditëve të Reçakut

- Bota Sot

Nis turneu Tradicional Memorial ‘15 Janari’ në kuadër të Ditëve të Reçakut

Me rastin e shënimit të manifestimit përkujtimor “15 Janari, Ditët e Reçakut”, ka nisur sot turneu Tradicional Memorial “15 Janari”, i cili përmes sportit nderon dhe përkujton viktimat e Masakrës së Reçakut.

Procesi i paraqitjes së ekipeve ka filluar më 17 dhjetor 2025, ndërsa ndeshjet po zhvillohen në fushën sportive “Arbëri” në Reçak.

Finalja e turneut do të mbahet më 15 janar, në datën kur ndodhi Masakra e Reçakut.

Turneu organizohet nga të rinjët e Reçakut në kuadër të manifestimit “15 Janari, Ditët e Reçakut”, me mbështetjen e Komunës së Shtimes.



Lexoni të gjitha në Bota Sot