Llapi rikthehet në stërvitje

- Bota Sot

Llapi rikthehet në stërvitje

Llapi i Podujevës në fillim të javës do ë fillojë përgatitjet për stinorin pranveror në elitën e futbollit të Kosovës. 

Llapjanët nuk janë mirë në tabelën e klasifikimit, ku e mbyllën vjeshtën në vend të shtatë me 21 pikë dhe nuk kanë më shumë se dy pikë larg vendit të nëntë që shpie një rang më poshtë,

“Të hënën rikthehemi në stërvitje!

KF Llapi njofton se të hënën, më 5 janar, skuadra nis zyrtarisht përgatitjet për edicionin pranveror.

Ekipi do të grumbullohet për herë të parë për vitin 2026 në ora 11:30 në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ndërsa stërvitja e parë është planifikuar të zhvillohet nga ora 12:30 në fushën ndihmëse në Dumosh.

Skuadra do të zhvillojë fazën e parë të përgatitjeve në Podujevë deri më 21 janar, ndërkohë që faza e dytë do të realizohet në Antalya të Turqisë, ku ekipi do të zhvillojë edhe disa ndeshje kontrolluese”, njofton KF Llapi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot