Bremer pas barazimit me Leccen: U relaksuam dhe e paguam shtrenjtë

- Bota Sot

Bremer pas barazimit me Leccen: U relaksuam dhe e paguam shtrenjtë

Mbrojtësi i Juventusit, Gleison Bremer, ka pranuar se bardhezinjtë e paguan shtrenjtë mungesën e konkretizimit, pas barazimit 1:1 ndaj Lecces në Allianz Stadium, pavarësisht dominimit të madh gjatë ndeshjes.

Duke folur pas takimit, Bremer u shpreh i zhgënjyer me mënyrën se si Juventusi humbi kontrollin e ndeshjes. “Janë këto ndeshjet që më shqetësojnë më shumë.

Kur dominon, duhet të shënosh menjëherë. Ne u relaksuam dhe pësuam gol nga asgjëja,” deklaroi braziliani.

Sipas tij, vonesa në barazim ndikoi në rrjedhën e lojës. “Krijuam shumë raste, por nuk shënuam mjaftueshëm. Kur mendon se goli vjen në çdo moment, gabon.

Një kundërsulm, një gabim dhe gjithçka ndryshon,” shtoi ai.

Bremer foli edhe për Jonathan David, i cili humbi një penallti vendimtare.

Mbrojtësi theksoi se sulmuesi ka cilësi dhe karakter të fortë. “Është lojtar i fortë dhe profesionist

. Edhe sot luajti mirë, por ishte i pafat. Jam i sigurt se do t’i shkojë mbarë në vazhdim,” përfundoi Bremer.

Juventusi tani synon të reagojë shpejt, pas një barazimi që u ndje si një mundësi e humbur.



Lexoni të gjitha në Bota Sot