Atalanta ka shënuar fitore të madhe me rezultat 1:0 ndaj Romës, në takimin e javës së 18-të të Serie A.
Skuadra nga Bergamo “paketon” Romën në një ndeshje të luftuar.
Goli i hershëm ishte fatal për skuadrën nga kryeqyteti i Italisë.
Futbollisti Giorgio Scalvini shënoi në minutën e 12-të për triumfin e madh të Atalantës që nuk po kalon rezultate të mira deri me tash.
Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, me Atalantën arritën tre pikë domethënëse.
Trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini, padyshim se ka pësuar humbje të rëndë nga ish skuadra e tij.
Roma renditet në vend të pestë me 33 pikë, ka 8 më shumë se Atalanta që gjendet tre pozita më poshtë.