Kryendeshja e Katalanisë me rivalitet të madh deri në frymën e fundit.
Barcelona ngadhënjen në konak të Espanyolit, me rezultat 2:0 në kuadër të javës së 18-të të Kampionatit të Spanjës.
Në finish të takimit, Barcelona që sulmoi vazhdimisht shënoi dy gola.
Në minutën e 86-të Dani Olmo nga rreth 16-17 metra shënoi eurogoil në këndin e epërm të majtë 0:1.
Në minutën e 90-të, Robert Lewandowski vulosi rezultatin 0:2.
Në minutat e fundit hidhen shishe të plastikës në fushë nga tifozët e Espanyolit.
Portieri i Barcelonës Joan Garcia është më i merituari për fitoren e Barcelonës, duke bërë 5-6 pritje spektakolare.
Barcelona kryeson me 49 pikë, ka 7 më shumë se Reali (një ndeshje më pak).
Espanyoli është në vend të pestë me 33 pikë të mbledhura.