Franca dhe Britania sulmojnë bazën e ISIS-it në Siri

- Bota Sot

Franca dhe Britania sulmojnë bazën e ISIS-it në Siri

Aeoroplanët luftarakë Typhoon të Forcave Ajrore Mbretërore i janë bashkuar aeoroplanëve francezë në një sulm të përbashkët ndaj një depoje nëntokësore armësh në Siri, të përdorur nga grupi i Shtetit Islamik (IS).

Objekti, i identifikuar nga inteligjenca, besohet se ruante armë dhe eksplozivë dhe ndodhej në malet në veri të Palmirës, një vend i lashtë në Sirinë qendrore.

"Aeroplanët tanë përdorën bomba të drejtuara Paveway IV për të synuar një numër tunelesh hyrëse deri në objekt... treguesit fillestarë janë se objektivi u qëllua me sukses", tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Nuk kishte shenja të ndonjë dëmtimi të civilëve dhe të gjithë aeroplanët u kthyen të sigurt.

“Ky veprim tregon lidershipin tonë në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendosmërinë për të qëndruar krah për krah me aleatët tanë, për të shuar çdo ringjallje të ISIS-it dhe ideologjive të tyre të rrezikshme dhe të dhunshme në Lindjen e Mesme”, tha Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey.

"Dua të falënderoj të gjithë anëtarët e forcave tona të armatosura të përfshira në këtë operacion për profesionalizmin dhe guximin e tyre", shtoi ai.

Në dhjetor, ushtria amerikane kreu atë që e quajti një "sulm masiv" kundër objektivave të ISIS-it në Siri , pasi një pritë vrau dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes civil në Palmyra.

Kombet e Bashkuara thonë se ISIS-i ka ende midis 5,000 dhe 7,000 luftëtarë në Siri dhe Irak. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot