Kaos në Greqi, mbyllet hapësira ajrore greke pas një defekti në sistemet e navigimit të avionëve

- Bota Sot

Kaos në Greqi, mbyllet hapësira ajrore greke pas një defekti në sistemet e navigimit të avionëve

Greqia ka mbyllur hapësirën e saj ajrore pas disa problemesh me fluturimet nga dhe drejt vendit.

Korrespondenti i Top Channel në Greqi, Artur Bibe bën me dije se sipas autoriteteve greke, jashtë përdorimit kanë dalë sistemet e radio ndërlidhjes në Greqinë veriore që ka sjellë edhe bllokimin e sistemeve të komunikimit të avionëve që fluturojnë në hapësirën ajrore greke.

Asnjë avion nuk mund të ulet ose të ngrihet në mënyrë automatike nga aerodromet e vendit, ndërsa avionët që ishin në fazën e uljes në momentin e defektit, përdorën sistemet manuale dhe vizive të zbritjes.

Burimet lokale thonë se s’ka pasur rrezik aksidenti, por sistemet manuale mund të përdoren vetëm në kushte atmosferike të mira dhe me shikueshmëri normale.

Fly radar tregon që avionët që kalonin mbi Greqi devijojnë mbi Turqi ose mbi detin Egje për të kaluar mbi territorin e Ballkanit ose të Italisë dhe të vazhdojnë me siguri udhëtimet e tyre.



Lexoni të gjitha në Bota Sot