Shqiptari që shkëlqeu ndaj Romës

- Bota Sot

Shqiptari që shkëlqeu ndaj Romës

Berat Gjimshiti padiskutim ishte një nga më të mirët në fitoren 1-0 që mori Atalanta ndaj Romës.

Mbrojtësi shqiptar ishte i pakalueshëm në prapavijë, duke qenë vendimtar me ndërhyrjet e tij.

Nga “SofaScore” u vlerësua me notën 8.9. Si futbollisti më i mirë i ndeshjes, tashmë mediat italiane i kanë nxjerrë dhe statistikat.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare regjistori 29 pasime të sakta nga 33 në total, si dhe fitoi plot 8 duele nga 10.

Gjithashtu bllokoi 3 gjuajtje të kundërshtarëve dhe ndërpreu po kaq aksione, teksa spastroi 8 herë zonën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot