Vendimi pas ndeshjes me Veronën

- Bota Sot

Vendimi pas ndeshjes me Veronën

Aventura e Kristjan Asllanit në radhët e Torinos mund të mbyllet shumë më shpejt se sa mendohej.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare duket se nuk ka përmbushur pritshmërinë në klubin e ri ndaj torinezët po mendojnë të mbyllin marrëveshjen dhe të kthejnë tek Interi futbollistin shqiptar.

Lajmin e bën të ditur gazetari Mateo Moreto, një emër i njohur për merkaton dhe njëkohësiht nëj prej bashkëpunëtorëve të afërt të Fabricio Romanos.

“Torino po mendon seriozisht ndërprerjen e parakohshme të huazimit të Kristjan Asllanit. Mesfushori shqiptar do të kthehej kështu tek Interi. Vendimi përfundimtar do të merret pas ndeshjes së kampionatit ndaj Veronës”,ishte postimi i tij në rrjetet sociale duke i dhënë rrugë kësaj hipoteze të bujshme.

Asllani u dha në huazim me të drejtën e blerjes për shifrën e 11,5 milionë eurove në fund të sezonit.

Por me sa duket Torino nuk e sheh si një futbollist për të cilin të bëjë një investim të tillë dhe po bën plante të tjera, që nuk përfshijnë kësisoj mesfushorin shqiptar. Tani pritet të mësohet vendimi pas ndeshjes së sotme në Serinë A.



Lexoni të gjitha në Bota Sot