Huijsen mungon ndaj Real Betisit

- Bota Sot

Huijsen mungon ndaj Real Betisit

Real Madrid ka marrë një lajm jo të mirë përpara ndeshjes së radhës në kampionat ndaj Real Betis.

Mbrojtësi i ri, Dean Huijsen, nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për këtë takim, për shkak të një problemi fizik.

Sipas raportimeve të ”COPE”, Huijsen vuan nga një mbingarkesë në muskulin rektus, çka ka detyruar stafin mjekësor të klubit të mos rrezikojë aktivizimin e tij.

Gjendja e lojtarit do të vlerësohet ditë pas dite, ndërsa nuk dihet ende nëse ai do të mungojë edhe në ndeshjet pasuese.

Mungesa e Huijsen përbën një tjetër dhimbje koke për Real Madridin, i cili po përballet me disa probleme fizike në repartin e mbrojtjes. Megjithatë, “Los Blancos” synojnë të marrin maksimumin ndaj Real Betis, pavarësisht këtij problemi.

Klubi pritet të japë një përditësim zyrtar në ditët në vijim mbi gjendjen e mbrojtësit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot