Leeds ndeshet me Manchester United

- Bota Sot

Leeds ndeshet me Manchester United

Premier League do të luajë ditën e sotme disa ndeshje shumë të rëndësishme, të cilat janë të vlefshme për javën e 20-të të kampionatit. 6 sfida mjaft delikate dhe të luftuara janë në program për t’u zhvilluar 3 orare të ndryshme.

Gjithçka do të fillojë me duelin mes Leeds dhe Manchester United në orën 13:30, për të vazhduar më pas me 4 përballjet e tjera në orën 16:00.

Paralelisht do të luhen Everton - Brentford, Fulham - Liverpool, Newcastle- Crystal Palace dhe Tottenham - Sunderland.

Ndërkohë në orën 18:30 do të luhet supersfida e ditë së sotme Manchester City - Chelsea. Takim që do të zhvillohet në “Etihad Stadium”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot