Trajneri Ruben Amorim ka bërë një ndryshim në formacionin e Manchester United për sfidën e së dielës ndaj Leeds United në Premier League.
Pas barazimit 1-1 ndaj Wolverhampton, sulmuesi Joshua Zirkzee ulet në stol, ndërsa Leny Yoro merr vendin e tij në start.
Amorim bëri të ditur se lojtarët e dëmtuar si Bruno Fernandes, Mason Mount dhe Kobbie Mainoo nuk do të jenë të gatshëm, ndërsa Matthijs de Ligt dhe Harry Maguire janë jashtë fushave që nga nëntori.
Amad, Noussair Mazraoui dhe Bryan Mbeumo mungojnë për shkak të Kupës së Kombeve të Afrikës.
Formacioni startues:
Manchester United: Lammens; Yoro, Heaven, Martinez (c); Dalot, Ugarte, Casemiro, Shaw; Dorgu, Cunha; Sesko
Leeds United: Perri, Bornauw, Bijol, Struijk (c); Justin, Gruev, Okafor, Stach, Gudmundsson; Aaronson, Calvert-Lewin
Ndeshja nis në orën 13:30 dhe pritet të jetë një test i vështirë për Unitedin pa disa nga lojtarët kyç.