Kapiteni i Kosovës çmend italianët, e pabesueshme!

- Bota Sot

Kapiteni i Kosovës çmend italianët, e pabesueshme!

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka qenë protagonist duke shënuar një gol të bukur për Napolin në minutën e 32-të të ndeshjes.

Pas një harkimi perfekt nga goditja e lirë e Matteo Politanos, Rrahmani u shkëput saktë dhe goditi fuqishëm me kokë, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të majtë të portës për rezultatin 0:2.

Një gol që heshti stadiumin “Olimpico” në Romë.

Napoli po dominon takimin me epërsi 2:0. Golin e parë për skuadrën napolitane e realizoi Spinazzola në minutën e 13-të, gjithashtu pas asistimit të Matteo Politanos.

Paraqitje madhështore nga Rrahmani, i cili po dëshmon edhe një herë se është lider i padiskutueshëm, si te Napoli ashtu edhe te Kombëtarja e Kosovës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot