Dikur pjesë e Kombëtares shqiptare

- Bota Sot

Dikur pjesë e Kombëtares shqiptare

Albion Ademi është futbollisti më i ri i i Shenzhen Peng City.

Sulmuesi 26-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Tianjin Jinmen Tiger, për të nisur një të re me ekipin tjetër të Superligës kineze.

Për shkak se kontrata e tij me ekipin e TJ Jinmen kishte përfunduar, klubi tjetër kinez, SZ Peng City të cilësuar si "blutë" e Superligës kineze, s’paguan asnjë kacidhe. Pra, shqiptari kaloi nga njëri ekip tek tjetri falas.

Kujtojmë se 26-vjeçari dikur ka veshur edhe fanellën e Kombëtares shqiptare U21.

Ai ka debutuar në vitin 2018, teksa ka zhvilluar në total 5 ndeshje, por duke mos mundur kurrë të jetë pjesë e Kombëtares A.



Lexoni të gjitha në Bota Sot