Arbër Cyrbja largohet nga Teuta!
Teuta njofton se ka ndërprerë me konsensuse bashkëpunimin me futbollistin Arbër Cyrbja.
32-vjeçari ka luajtur shumë pak me skuadrën durrsake këtë sezon (më pak se 10 minuta në 2 ndeshje) dhe tashmë është një lojtar i lirë.
“Teuta njofton për përfundimin e bashkëpunimit me futbollistin Arbër Cyrbja, me marrëveshje të ndërsjellë mes palëve.
E falenderojmë Arbërin për kontributin e tij në ekipin tonë dhe i urojmë suksese në hapat e ardhshëm të karrierës së tij”, shkruhet në njoftimin e klubit durrsak.