Amir Rrahmani, qendërmbrojtësi me më së shumti gola në 5 sezonet e fundit

- Bota Sot

Amir Rrahmani, qendërmbrojtësi me më së shumti gola në 5 sezonet e fundit

Amir Rrahmani, qendërmbrojtësi me më së shumti gola në Serie A në 5 sezonet e fundit

Amir Rrahmani vazhdon të konfirmohet si një nga mbrojtësit më të rrezikshëm në elitën e futbollit italian. Kapiteni i Kosovës është qendërmbrojtësi që ka shënuar më shumë gola në Serie A gjatë pesë sezonëve të fundit.

Konkretisht, nga sezoni 2021/2022 e deri në sezonin aktual, Rrahmani ka realizuar 11 gola, një shifër mbresëlënëse për një mbrojtës qendror dhe dëshmi e rëndësisë së tij jo vetëm në fazën mbrojtëse, por edhe në aspektin ofensiv, shkruan Gazeta Express.

Me paraqitjet e tij konstante dhe ndikimin vendimtar në momente kyçe, Rrahmani vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Napolit dhe të përfaqësojë me krenari Kombëtaren e Kosovës, duke u renditur mes mbrojtësve më efikasë në Serie A.



Lexoni të gjitha në Bota Sot