Flick thotë “jo” rikthimit të këtij lojtari në Barcelonë

- Bota Sot

Flick thotë “jo” rikthimit të këtij lojtari në Barcelonë

Barcelona nuk do të ndjekë transferimin e Joao Cancelo gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas MARCA, trajneri Hansi Flick ka qenë i qartë se nuk është i interesuar për rikthimin e mbrojtësit portugez, pavarësisht faktit se lojtari i është vetëofruar klubit për t’u larguar nga Arabia Saudite.

Fillimisht, katalanasit pritej të hynin në merkato për të gjetur një zëvendësues për Andreas Christensen, por emri i Cancelo u rikthye në skenë si një opsion potencial me kosto më të ulët.

Megjithatë, vendimi përfundimtar i klubit është që fokusi kryesor të mbetet te përforcimi në qendër të mbrojtjes.



Lexoni të gjitha në Bota Sot