Skuadra e Leeds Utd ka shtatë ndeshje që nuk njeh humbje.
Pas barazimit (0:0) në “Anfield” me Liverpoolin, Leeds Utd sot para shikuesve të vet ndahet baras (1:1) me Manchester Utd.
Duket se Leeds Utd është specializuar për barazime, nga 20 ndeshje ka 7 barazime, 5 fitore e 8 humbje në Premier League,
Manchester Utd sërish zhgënjeu, duke marrë vetëm një pikë në konak të Leeds Utd.
Për Leeds shënoi futbollisti Aaronson (62) dhe për Manchester Utd realizoi Cunha (65).
Leeds zë vendin e 17-të me 22 pikë dhe Manchester Utd të 5-tin me 31 sosh.