Formacionet zyrtare të Real Madrid - Betis

- Bota Sot

Formacionet zyrtare të Real Madrid - Betis

Real Madrid nuk ka më luksin të lërë pikë rrugës që në startin e vitit 2026 dhe do të duhet që sot ndaj Betis të gjejë medoemos fitoren duke pasur parasysh se Barcelona u shkëput përsëri më fitoren në derbi.

Çabi Alonso do të jetë i detyruar të luajë pa Kilian Mbape në këto javë, si pasojë e dëmtimit që pësoi sulmuesi francez në ditët e fundit të vitit.

Në ndeshjen e sotme, ai ka vendosur në rolin e tij të riun Gonzalo, ndërsa ka kthyer në rreshtim edhe emra si Valverde, Karreras dhe Kamavinga në krahasim me ndeshjen e fundit të vitit 2025.

FORMACIONET ZYRTARE

REAL MADRID: Kurtua; Valverde, Asensio, Rydiger, Karreras; Kamavinga, Tçuameni, Bellingam; Rodrigo, Gonzalo, Vinicius.
Trajner: Çabi Alonso

BETIS: Vajes; Ortiz, Bartra, Natan, Rikardo Rodríguez; Mark Roka, Deosa; Antoni, Fornals, Ruibal; Kuço Hernandez.
Trajner: Manuel Pelegrini.



Lexoni të gjitha në Bota Sot