Amir Rrahmani, qendërmbrojtësi i Napolit, komentoi për mikrofonat e DAZN fitoren 2-0 ndaj Lazios:
"Ne gjithmonë përgatitemi mirë për këto goditje standarde.
Nuk kisha shënuar prej një viti dhe jam shumë i kënaqur. Ne kemi lojtarë me fizik dhe mund të jemi shumë të rrezikshëm.
Më ka munguar shumë goli; gjithmonë është kënaqësi kur shënon dhe skuadra fiton.
Gjithashtu, është bukur kur nuk pëson gola, kjo tregon se jemi një skuadër e fortë dhe duhet të ruajmë këtë vazhdimësi."
Rrahmani e përmendi veçanërisht rëndësinë e vazhdimësisë në mbrojtje dhe faktin që Napoli po tregon një strukturë solide si në fazën ofensive, ashtu edhe në atë mbrojtëse.