Nuk e mori veten pas vdekjes së të vëllait

- Bota Sot

Nuk e mori veten pas vdekjes së të vëllait

Mesfushori i RB Leipzig, Kevin Kampl, ka njoftuar se do të ndërpresë kontratën me klubin për t’i kushtuar më shumë kohë familjes pas vdekjes së papritur të vëllait të tij, Seki (51 vjeç), në tetor.

Futbollisti 35-vjeçar nga Sllovenia do të largohet pas ndeshjes së radhës në shtëpi kundër Bayernit të Mynohut, më 17 janar.

Kampl, i cili iu bashkua Leipzigut në vitin 2017, është lojtari i gjashtë me më shumë paraqitje në klub me 283 ndeshje. Ai ka luajtur vetëm tri ndeshje të plota këtë sezon, më së fundi në javën e 5-të, në fitore 1-0 ndaj Ëolfsburgut.

I prekur thellë nga humbja e papritur, Kampl nuk ka marrë pjesë në ndeshje që nga tetori dhe do të kthehet në qytetin e tij të lindjes, Solingen.

Ai nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në futboll në të ardhmen, por aktualisht e sheh këtë të pamundur.



Lexoni të gjitha në Bota Sot