Hugo Ekitike mungon, Liverpool udhëton përballë Fulham pa sulmuesin francez

- Bota Sot

Hugo Ekitike mungon, Liverpool udhëton përballë Fulham pa sulmuesin francez

Liverpool do të udhëtojë për të sfiduar Fulham në Premier League pa Hugo Ekitike, i cili është përjashtuar nga skuadra për shkak të një problemi të vogël fizik.

Sulmuesi francez ka shënuar 8 gola në 18 ndeshje këtë sezon, por ka kaluar pa gol në dy ndeshjet e fundit ndaj Wolves dhe Leeds.

Trajneri Arne Slot është gjithashtu pa Alexander Isak (i dëmtuar) dhe Mohamed Salah (në Kupën e Kombeve të Afrikës), duke e detyruar holandezin të përdorë Cody Gakpo si sulmues kryesor, me mbështetje nga Dominik Szoboszlai dhe Florian Wirtz.

Tre ndryshime të tjera në formacion: Milos Kerkez dhe Alexis Mac Allister kthehen në titullarë, ndërsa Jeremie Frimpong dhe Andrew Robertson shkojnë në stol. Joe Gomez është rikthyer në skuadër pas një mungese tre ndeshjesh për dëmtime muskulore.

Liverpoo XI: Alisson; Bradley, Konate, Van Dijk, Kerkez; Gravenberch, Jones; Mac Allister; Szoboszlai, Gakpo, Wirtz

Zëvendësuesit: Mamardashvili, Woodman, Gomez, Chiesa, Robertson, Frimpong, Nyoni, Ramsay, Ngumoha

Reds synojnë të vazhdojnë serinë prej 7 ndeshjesh pa humbje në Premier League dhe të rikthehen te fitorja pas barazimit pa gola ndaj Leeds më 1 janar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot