Paraqitje e mirë e Adnan Januzajt, por Sevilla zhgënjen

- Bota Sot

Paraqitje e mirë e Adnan Januzajt, por Sevilla zhgënjen

Futbollisti nga Kosova, Adnan Januzaj, u paraqit nga minuta e 46-të, përkundër lojës së mirë, nuk e ndihmoi Sevillën që të paktën të mbetet e pamposhtur në vatër të vet. 

Sevilla pësoi humbje para shikuesve të vet me rezultat 2:0 nga Levante, në takimin e javës së 18-të të Kampionatit të Spanjës. 

Losada në minutën e 45+2 dhe Espi në atë të 77-tën, janë kreatorë të fitores së Levantes.

Levante shkaktoi befasi të madhe në fillim të Vitit të Ri dhe njëherësh importoi tre pikë që i japin shpresë për të ikë nga zona e kuqe.

Sevilla renditet në vend të 11-të me 20 pikë e Levante në të 19-tin me 13 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot