Sarri: Mund të kishim bërë më mirë

- Bota Sot

Sarri: Mund të kishim bërë më mirë

“Humbja është rezultat i faktit që Napoli është më i fortë se ne për momentin.

Ne bëmë diçka, luajtëm një pjesë të parë me gjysmë zemre.

Nuk bëmë presion në gjysmën e kundërshtarit dhe ua lehtësuam gjërat.

Pashë ekipin më të fortë në ligë, humbja është e kuptueshme, por mund të kishim bërë më mirë”.

Kjo ishte ajo që trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, tha për Dazn pas humbjes 0-2 kundër Napolit.

“Vështirësitë e mbrojtjes?

Kur e gjen veten përballë këtyre kundërshtarëve, nuk është vetëm problemi ynë, është problemi i çdo ekipi. Goli i parë? Ishte një top i lehtë për t’u lexuar”, shpjegoi trajneri i Lazio-s.



Lexoni të gjitha në Bota Sot