Granit Xhaka me shokë shokojnë Tottenhamin në Londër

- Bota Sot

Granit Xhaka me shokë shokojnë Tottenhamin në Londër

Sunderland u përpoq maksimalisht dhe kjo iu shpërblye në finish të ballafaqimit në stadiumin në Londër. 

Tottenhami është i shokuar me barazim si vendas me rezultat 1:1 në duel me Sunderlandin, në ndeshjen e javës së 20-të të Premier League. 

Kapiteni Granit Xhaka me bashkëlojtarët luftuan deri në sekondat e fundit të ndeshjes, ku morën pikë në përballje me Tottenhamin.

Futbollisti Davies shënoi në pjesën e parë. Ai shënoi në minutën e 30-të.

Në finish të takimit, Brian Brobbey trondit Londrën. Futbollisti barazoi rezultatin (1:1), ku sjelli gëzim të papërshkrueshëm të Sunderlandi. 

Sunderland është në vend të 8-të me 30 pikë e Tottenham gjendet në të 13-tin me 27 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot