Real Madridi ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5:1 ndaj Betisit, në takimin e javës së 18-të të Kampionatit të Spanjës.
Futbollistët e Realit nuk treguan aspak mëshirë për skuadrën nga Sevilla.
Qysh në minutën e 56-të ishte qartë kur Realii avancoi me rezultat 3:0.
Reali përkundër se ishte pa sulmuesin Kylian Mbappen e lënduar, u tregua shumë i fortë.
Futbollisti Gonzalo Garcia është trim i ndeshjes, duke shënuar het-trik në fitoren e thellë.
Për Realin shënuan Garcia (20, 50 e 82), Asensio (56), Fran Garcia (90+3) dhe për Betisin Cucho Hernandez (66).
Barcelona kryeson me 49 pikë dhe Reali është në pozitën e dytë me 45 sosh.
Betisi zë vendin e gjashtë me 28 pikë të grumbulluara.