Davide Frattesi, mesfushori i Interit, ndonëse po përgatitet me shokët e skuadrës në Appiano për ndeshjen e mbrëmjes kundër Bolognës, mendja e tij është diku tjetër.
Ai po shqyrton seriozisht një propozim konkret nga Galatasaray, i cili është intensifikuar ndjeshëm në orët e fundit.
Telefonatat nga Stambolli janë shtuar, pasi agjenti i tij dhe Interi kanë përshpejtuar bisedimet për të ardhmen e tij. Pista turke ishte më e nxehta prej ditësh, dhe tani Galatasaray ka bërë një hap zyrtar të pritur.
Klubi turk ka tejkaluar konkurrencën e Fenerbahçes, një tjetër gjigant i Bosforit, dhe ka nisur negociatat me klubin zikaltër.
Bisedimet bazohen në një vlerësim total prej 35 milionë eurosh, shifër që përputhet afërsisht me kërkesën e Interit.
Klubi italian, nga ana tjetër, kishte mbyllur derën për klubet italiane që kishin trokitur, me Juventusin në krye, duke treguar qartë preferencën për një shitje jashtë Serie A.
Frattesi fillimisht kishte refuzuar idenë e një transferimi në Turqi.
Megjithatë, përballë vështirësive për të gjetur hapësira në formacionin e Chivut, rrezikut për të kaluar gjashtë muajt e tjerë të sezonit në stol, dhe pagës maksimale që i garantohet në Stamboll, ai ka filluar të rishikojë pozicionin e tij. Tani nuk ka më refuzimin e mëparshëm ndaj kësaj destinacioni.
Pjesa tjetër e marrëveshjes lidhet me kushtet: turqit dëshirojnë një huazim me pagesë dhe të drejtë blerjeje (5+30 milionë euro), e cila mund të bëhet e detyrueshme në kushte të caktuara. Interi, megjithatë, synon një detyrim blerjeje të menjëhershëm ose, në rastin më të keq, që kushtet e vendosura fillimisht të jenë lehtësisht të arritshme.