Interi në kërkim të kreut

- Bota Sot

Interi në kërkim të kreut

Interi duhet t’u përgjigjet Milanit dhe Napolit, por nuk e ka aspak të lehtë në shtëpi ndaj Bolonjës, një kundërshtar që është kthyer në “makth” për skuadrën e drejtuar nga Kristian Kivu.

Trajneri rumun zgjedh të konfirmojë skemën e zakonshme 3-5-2, me Zomer në portë dhe Bisek, Akanzhi e Bastoni që formojnë treshen mbrojtëse. Në mesfushë, Suçiç dhe Mkhitarian e nisin sërish nga stoli, ndërsa Barela dhe Zielinski do të luajnë si mesfushorë krahu përkrah Çalhanoglu.

Në krahë besimi i jepet Luis Henrikes dhe Dimarkos. Në sulm, Turam fiton balotazhin me Espositon dhe do të luajë përkrah Lautaro Martinez.

Italiano përgjigjet me një 4-2-3-1 mjaft ofensiv.

Skorupski mungon për shkak dëmtimi, ndaj edhe këtë herë porta i besohet Ravaglias, i cili shpreson të përsërisë paraqitjen e bërë në Superkupën e Italisë.

Në mbrojtje do të jenë Hegem dhe Luçumi në qendër, me dy mbrojtës krahu ofensivë si Holm dhe Lykojanis që plotësojnë repartin.

Në mesfushë, Moro dhe Pobega do të kenë detyrën të garantojnë ekuilibrin. Pas sulmuesit Kastro do të veprojnë Roue, Odgaard dhe Kambiaxhi, me synimin për t’i krijuar probleme Interit në “San Siro”. Befas, Orsolini mbetet jashtë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot