Vedat Muriqi shënon në Spanjë, por Mallorca dëshpëron

- Bota Sot

Vedat Muriqi shënon në Spanjë, por Mallorca dëshpëron

Futbollisti Vedat Muriqi me shokë nuk e kishin mbrëmjen e tyre, duke pësuar humbje si vendas me rezultat 2:1 nga Girona. 

Skuadra e Mallorca-s ka dëshpëruar të pranishmit në stadiumin e vet, për faktin se kane pritur më shumë ndaj Girona-s.

Muriqi u pengua në 16-sh nga Blind dhe gjyqtari akordoi penallti.

Vedat Muriqi, reprezentues i Kosovës, u paraqit nga minuta e parë dhe shënoi nga penalltia në minutën e 90-+1.

Ky gol nuk mjaftoi për kthesë në rezultat.

Futbollistët Tsygankov (25) e Vanat (63 - nga penalltia), shënuan për fitoren e madhe të udhëtuesve.

Pas javës së 18-të në kampionatin spanjoll, Mallorca zë vendin e 15-të me 18 pika sa ka edhe Girona një pozitë më poshtë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot