Elseid Hysaj është nxjerrë jashtë listave të Lacios që në nëntor, pas dëmtimit që pësoi me Kombëtaren.
Edhe pse ai u rikuperua shpejt nga dëmtimi, klubi bardhekaltër vendosi që të mbante lojtarin jashtë, duke lënë të kuptohet se për të nuk do të ketë hapësira, pasi është edhe në muajt e fundit të kontratës së tij me Lacion.
Por rregullorja e Serisë A i mundëson trajnerit Mauricio Sarri që t’i hapë përsëri dyert e ekipit Hysajt, qoftë edhe vetëm për një muaj.
Gjatë afatit kalimtar, listat e lojtarëve janë të hapura e kësisoj, Hysaj ësht kthyer përsëri mes të grumbulluarve që në ndeshjen e parë të vitit 2026.