Al-Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi ka marrë fitoren e 9-të rresht në kampionat, këtë herë duke fituar në transfertë 0:2 ndaj Damac.
Golat për Al-Hilal, u shënuan nga Darëin Nunez dhe Marcos Leonoard, njëri në pjesën e parë, tjetri në të dytën.
Me fitoren e marrë sot, Al-Hilal merr kreun për herë të parë në këtë sezon me 32 pikë në 12 javë, duke lënë në vend të dytë Al-Nassr me 1 pikë më pak.
Rivaliteti mes këtyre dy ekipeve duket se do të vazhdojë deri në fund të kampionatit në garën për titullin kampion.
Al-Nassr i Cristiano Ronaldo, pavarësisht se e nisi shumë mirë, duke korrur 10 fitore rresht, ka ngecur në dy javët e fundit, një humbje dhe një barazim.