Real Madrid e ka strategji

- Bota Sot

Real Madrid e ka strategji

Pas 9 sezonesh me fanellën e Manchester City, Bernardo Silva do të largohet si lojtar i lirë në qershor të këtij viti. “Qytetarët” dhe ylli portugez nuk kanë rënë dakord për rinovimin e kontratës, ndaj Bernardo Silva do të largohet falas në verë.

Ndërkohë, mediet spanjollë zbulojnë një prapaskenë të bujshme.

Agjenti i Bernardo Silva, i famshmi Jorge Mendes, ia ka foruar lojtarin tij, Real Madridit, duke ditur që klubi madrilen po kërkon përforcime në mesfushë.

Edhe pse Real Madrid e ka strategji, transferimin e yjeve falas, në këtë rast klubi madrilen ka refuzuar kategorikisht mundësinë e transferimit të Bernardo Silva.

Deri tani klubi favorit për të nënshkuar me 31-vjeçarin portugez është ish-ekipi i tij, Benfica.



Lexoni të gjitha në Bota Sot